Secondary Adv

OSHEE shpall dy tendera: 100 mln leke per Tropojen dhe Durresin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur dy tendera në Agjencinë e Prokurimit Publik, me një fond limit 102 milionë lekë. 

 

Përkatësisht, tenderat parashikohen për OSSH Durrës dhe OSSH Kukës. Konkretisht, 78.1 milionë lekë do të shkojnë për zgjerimin e rrjetit 20kV, ndërtim kabine elektrike dhe ndërtim rrjeti TU për zonën e Borçit, zonën e Rrushkullit dhe Jubës, si dhe për zonën e Perlatit (Durrës). Nga ana tjetër, 23.9 milionë lekë janë vënë në dispozicion të rikonstruksionit të fiderit në fshatin Bujan të Tropojës. Referuar dokumentacionit bashkangjitur tenderit, projekti i Durrësit do të përmbyllet brenda një afati 4 mujor, ndërsa tenderi për fshatin Bujan, do të ekzekutohet brenda një afati kohor 45 ditor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: Scan


Më të lexuarat